Shkencë dhe Teknologji

ChatGPT përmirëson aftësinë me “veçorinë e blerjes”

Kur përdoruesit do tëbëjnë pyetje të synuara në lidhje me produktet, ata do të marrin sugjerime të personalizuara për produkte nga kategori të tilla si moda, bukuria, elektronike dhe mallrat shtëpiake

Gökhan Ergöçün  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
ChatGPT përmirëson aftësinë me “veçorinë e blerjes”

Istanbul

Kompania OpenAI ka njoftuar një përmirësim në funksionalitetin e kërkimit në internet të chatbot-it të saj të inteligjencës artificiale ChatGPT, me qëllim që të përmirësojë blerjet online duke ofruar sugjerime të personalizuara për produkte të kompletuara me imazhe, vlerësime dhe lidhje të blerjes së drejtpërdrejtë, transmeton Anadolu.

OpenAI njoftoi se që nga lëshimi i tij vitin e kaluar, popullariteti i mjetit të kërkimit të liderit gjenerues të inteligjencës artificiale është rritur, duke u bërë një nga veçoritë e tij më të vlefshme, me mbi 1 miliard kërkime të regjistruara vetëm javën e fundit.

Veçoria e përmirësuar do të integrohet në modelin GPT-4o të parazgjedhur të inteligjencës artificiale të ChatGPT-së, si dhe do të jetë e disponueshme në nivel global për të gjithë përdoruesit në të gjitha planet.

Kur përdoruesit do të bëjnë pyetje të synuara në lidhje me produktet, ata do të marrin sugjerime të personalizuara për produkte nga kategori të tilla si moda, bukuria, elektronike dhe mallrat shtëpiake.

Ky zhvillim i lejon kompanisë OpenAI të konkurrojë me motorët e kërkimit, veçanërisht me Google.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın