Sercan İrkin,Irmak Akcan
12 Qershor 2024•Përditësim: 21 Qershor 2024
Një fëmijë i moshës 4-vjeçare në Indi është infektuar me një lloj të gripit të shpendëve i quajtur A (H9N2), transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "Hindustan Times", rasti në fjalë është regjistruar si rasti i dytë në Indi pasi virusi H9N2 u zbulua për herë të parë te një njeri në vitin 2019.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi rastin e gripit të shpendëve A (H9N2) në një fëmijë 4-vjeçar në shtetin indian të Bengalit Perëndimor.
Fëmija, i cili u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv në muajin shkurt për ankesa si probleme në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë, doli nga spitali pas 3 muajsh.
Përderisa u raportua se fëmija kishte kontakt me shpendët në shtëpi, u bë e ditur se nuk kishte asnjë person tjetër në familje apo rrethinë që shfaqte simptoma të ngjashme.