Amina Zorniç
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
FREETOWN (AA) – Vetëm disa ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Sierra Leonen “të pastër” nga Ebola, në këtë vend është regjistruar një rast i ri i vdekjes shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, para disa ditëve në këtë vend ndërroi jetë një person i gjinisë femërore, duke shkaktuar dyshimet se 27 persona të afërm të saj mund të jenë po ashtu të infektuar.
Qeveria e vendit dje u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik duke theksuar se mbi 100 persona gjenden në karantinë për të parandaluar përhapjen e virusit. “Jemi të shqetësuar për shkak të situatës së sapokrijuar, por i bëjmë thirrje opinionit që të jenë të qetë për të parandaluar infektimin e mëtejshëm”, tha koordinatori shtetëror i Zyrës për siguri nacionale, Ishmael Tarawally.
Nga ana tjetër, nga OBSH paralajmëruan se personat që më herët Ebola është shëruar nga ata, virusin në organizëm mund ta bartin disa muaj më vonë.
Ndërkohë Sierra Leone thuajse dy vite “lufton” me Ebolën prej të cilës kanë vdekur thuajse 4.000 persona. Në vendet përreth Afrikës Perëndimore gjatë periudhës së njëjtë kanë humbur jetën pothuajse 11.000 persona.