Emre Aşıkçı
14 Gusht 2023•Përditësim: 18 Gusht 2023
Mesfushori Alexander Oxlade-Chamberlain iu bashkua klubit turk Beşiktaş me një marrëveshje trevjeçare, raporton Anadolu.
Klubi njoftoi se Chamberlain nënshkroi për një tarifë prej 1,6 milionë euro për transferimin dhe një rrogë vjetore prej 2,7 milionë euro.
Mesfushori 29-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpool-in. Me këtë klub, ai fitoi Ligën e Kampionëve UEFA, Kupën e Botës FIFA për klube, Premier Ligën angleze dhe Kupën FA.