Bakir Tiro
26 tetor 2015•Përditësim: 26 tetor 2015
ZAGREB (AA) - Kombëtarja kroate e futbollit më 17 nëntor të këtij viti, në Krasnodar, do të zhvillojë ndeshje miqësore me kombëtaren e Rusisë në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Krerët e federatave të futbollit me seli në Zagreb dhe Moskë janë dakorduar për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin Kuban të Krasnodar-it. Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 sipas orës lokale.
Kroacia dhe Rusia në mënyrë direkte siguruan kualifikimin në EURO 2016. Deri më tani ata kanë luajtur dy ndeshje. Ata u takuan në eliminatoret për EURO 2008, dhe në përballjet ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.