Can Erözden
02 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Anadolu Agency (AA) do të mbulojë zhvillimet e garës ndërkombëtare të futbollit evropian Francë 2016 në 11 gjuhë.
EURO 2016 do të mbahet në Francë mes datave 10 qershor dhe 10 korrik.
Gjatë tërë kohës sa do të zhvillohet Kampionati Evropian, AA do të përpilojë raporte gazetareske, fotografi dhe video të turneut i cili do të mbahet në 10 qytete të ndryshme dhe atë në Paris, Lyon, Marseille, Bordeaux, Lens, Lille, Nice, Toulouse, Saint-Denis dhe Saint-Etienne.
Në mënyrë shtesë do të përgatitet infografikë mbi turneun i cili do të jetë në dispozicion në ueb faqen e AA-së dhe në rrjetet sociale me hashtagun #EURO 2016 dhe #AAEURO2016.
Raportet për “Euro 2016” do të publikohet në shqip, maqedonisht, anglisht, arabisht, persisht, në gjuhët BHS (boshnjakisht, kroatisht dhe serbisht), si dhe në ato frënge, ruse, përfshirë dialektet kurde, Sorani dhe Kurmangji.
Storiet do të përfshijnë lajme, karakteristika dhe intervista, informacione për gjyqtarët, qytetet nkoqire si dhe rreth yjeve të cilët do të mungojnë në turneun Francë 2016.