Hüseyin Burak Demirer
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Në finalet e Kampionatit Europian të Futbollit (EURO 2016) të cilat do të organizohen në Francë në datat 10 qershor - 10 korrik, Shqipëria do të jetë në grupin A ku do të ndeshet me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë mundësinë që për herë të parë të prekë përvojën e finaleve të Europianit.
- Përpjekjet për pjesëmarrje në këtë kompeticion-
Në krye të pankinës së Shqipërisë është tekniku italian, Gianni De Biasi i cili më parë ka drejtuar skuadra të ndryshme si Carpi, Modena, Brescia, Torino, Udinese dhe Levante-n në Spanjë. Ndërkohë në grupin e eliminatorëve Shqipëria ishte në një grup me Serbinë, Armeninë, Portugalinë dhe Danimarkën.
Shqipëria e përfundoi në vendin e dytë me 14 pikë fazën eleminatore pas Portugalisë. Ajo shënoi 10 herë dhe u ndëshkua me 5 gola. Ndërkohë që fitoi 4 ndeshje, kombëtarja shqiptare mori dy barazime dhe humbi dy ndeshje të tjera.
- Futbollistët që spikasin-
Futbollisti më i njohur i Kombëtares së Shqipërisë është Lorik Cana, i cili në sezonin 2010 - 2011 ka veshur edhe fanellën e Galatasaray-it. Cana ka luajtur ne klube të mëdha si, Paris Saint Germain, Marsilya, Sunderland, Lazio dhe në fund me skuadrën franceze, Nantes. Cana i cili është në moshën 32 vjeçare ka veshur 90 herë fanellën kuq e zi dhe është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje se të gjithë kolegët e tij.
Në formacionin e Shqipërisë aktivizohen edhe Etrit Berisha (Lazio), Mërgim Mavraj (Köln), Elseid Hysaj (Napoli), Armir Abrashi (Freiburg) të cilët luajnë në liga të rëndësishme të Europës si dhe Sokol Çikalleshi i cili aktivizohet në Superligën e Turqisë me ekipin e Medipol Bashakshehir.
Nuk dihet nëse De Biasi do të mund të mbushë boshllëkun e krijuar nga mos marrja e Hamdi Salihi-t. Golashënuesi 32 vjeçar i cili aktivizohet me skuadrën e Skënderbeut në Superligën e Shqipërisë ka shënuar 21 gola dhe është golashënuesi më i mirë në këtë ligë.