Mutlu Demirtaştan
18 Gusht 2019•Përditësim: 19 Gusht 2019
Futbollisti anglez Ashley Cole, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pasi mendova një kohë të gjatë vendosa që t'i jap fund karrierës në futboll . Dua të hedh një hap të ri në jetën time. Ky hap mendoj se do të jetë si trajner", u shpreh 38 vjeçari Cole i cili së fundi luante për Derby County.
Cola karrierën e tij e filloi në Arsenal në vitin 1999, ndërsa veshi fanellat e Crystal Palace, Chelsea, Roma, Los Angeles Galaxy, dhe së fundmi Derby County.
Në klubet të cilat ishte pjesë, ai fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës, 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të Federatës, ndërsa ishte pjesë e kombëtares angleze për 107 ndeshje.