Mutlu Demirtaştan
17 Mars 2019•Përditësim: 18 Mars 2019
Piloti i Mercedesit, Valtteri Bottas, është fitues i garës e cila u zhvillua mëngjesin e sotëm për Çmimin e Madh të Australisë, me çka dhe u hap sezoni i ri në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Vozitësi finlandez ishte më i shpejti në pistën në Melburn, në të cilën për të arritur cakun, pilotët përshkuan 58 xhiro me nga 5.3 kilometra.
Bottas filloi garën nga poll pozita e dytë, dhe që në fillim, tejkaloi kolegun e tij Lewis Hamilton i cili kishte kohën më të shpejtë në garën për pozitë më të mirë startuese, por në fund u detyrua të kënaqet me vendin e dytë.
Në piedestal u ngjit edhe holandezi Max Verstappen nga ekipi i Red Bull-Honda, i cili përfundoi i treti.
Gara e radhës në Formula 1 është në program më 31 mars për Çmimin e Madh të Bahreinit.