Cemal Coşkun
16 Mars 2019•Përditësim: 18 Mars 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll priti ish-lojtarin e përfaqësueses gjermane dhe lojtarin e Arsenalit, Mesut Özil, i cili me këtë rast ia dha ftesën për kurorëzim, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në aeroportin Ataturk të Stambollit priti Özilin, lojtarin me origjinë turke ndërsa në takim e pranishme ishte edhe e fejuara e Özilit, Amine Gülşe.
Pas një bisede të këndshme me presidentin e Turqisë, Özil ia dha ftesën për kurorëzim presidentit Erdoğan.