Ekip
07 Qershor 2019•Përditësim: 08 Qershor 2019
Tenistja australiane Ash Barty është kualifikuar në finalen e saj të parë Grand Slam në karrierë, pasi mposhti senzacionin e këtij edicioni të turneut në Roland Garros, adoleshenten amerikane Amanda Anisimova, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bartësja e tetë e turneut që luhet në Paris, Barty, mundi në gjysëmfinale 17 vjeçaren amerikane Anisimova me rezultatin 2:1 në sete, më satkësisht 6-7, 6-3, 6-3.
Në finalen e saj të parë, australianja do të luaj kundër një tjetër adoleshenteje, Marketa Vondrousova, e cila mundi Johanna Kontan me rezultatin 2:0, ose 7-5, 7-6.
Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Marketa Vondrousova është finalistja e parë adoleshente në French Open në mbi një dekadë.