Hüseyin Burak Demirer
07 Qershor 2019•Përditësim: 08 Qershor 2019
Tensti spanjoll Rafael Nadal është kualifikuar në finalen e turneut French Open (Ronald Garros) pasi në gjysmëfinalen në Paris me një fitore të bindshme mposhti zviceranin Roger Federer, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisti numër dy në radhitjen botërore, njëherësh thyes i rekordeve në këtë turne Grand Slam me 11 kampionate të fituara, u përball me Federerin, i cili aktualisht radhitet i treti dhe ka vetëm një titull Roland Garros të fituar në vitin 2009.
Në një ndeshje që zgjati 2 orë e 25 minuta, Nadal, aktualisht i cilësuar si tenisti më i mirë në terren me dhe, arriti të përfundojë ndeshjen me rezultatin 3-0 në sete, 6-3, 6-4 dhe 6-2.
Kjo ishte përballja e gjashtë e dy gjigantëve në Roland Garros, të gjitha të fituara nga Nadal.
Në finale, Nadal do të përballet me fituesin gjysmëfinales tjetër që zhvillohet në mes të Novak Djokovic dhe Dominic Thiem.