Can Erözden
30 gusht 2021•Përditësim: 30 gusht 2021
Bayern Munich nënshkroi me mesfushorin austriak Marcel Sabitzer nga RB Leipzig, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, kampionët mbrojtës të Gjermanisë thanë se mesfushori 27-vjeçar nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025.
"Jam i kënaqur që kam mundësinë të luaj për FC Bayern. Si fëmijë fanella ime e Bayern ishte krenaria dhe gëzimi im. Merrja fanellë të re në Krishtlindje çdo vit. Unë do të jap gjithçka për këtë klub, dua të fitoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe natyrisht të mbledh shumë tituj", tha Sabitzer.
Sabitzer filloi karrierën e tij në Admira Wacker të Austrisë para se të transferohej në Rapid Vienna në vitin 2013.
Në vitin 2014, klubi gjerman RB Leipzig e nënshkroi atë, ndërsa ai ishte në huazim një sezon në Red Bull Salzburg të Austrisë.
Sabitzer u kthye në RB Leipzig në vitin 2015 dhe luajti atje deri në vitin 2021.
Reprezentuesi austriak shënoi 52 gola dhe prodhoi 42 asistime në 229 ndeshje për RB Leipzig.