Muhammed Enes Çallı
04 Nëntor 2019•Përditësim: 05 Nëntor 2019
Bayern Munich ndërpreu bashkëpunimin me ekspertin kroat Niko Kovaç pas disfatës së thellë 5:1 kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e javës së 10-të të Bindestligës, raporton Anadolu Agency (AA).
"FC Bayern Munich dhe kryetrajneri i tij Niko Kovaç kanë ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të ndërsjellë. Kjo ishte rezultat i bisedimeve mes Niko Kovaç të dielën me presidentin e klubit Uli Hoenes, drejtorin e Përgjithshëm Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtorin sportiv të Bayernit, Hasan Slihamidziç, gjatë së cilës Niko Kovaç ofroi dorëheqjen e tij", thuhet në deklaratë të publikuar në ueb faqen e klubit.
Pasi fitoi shtatë titujt e fundit të ligës, Bayern Munich ka pasur disa paraqitje zhgënjyes duke fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në Bundesligë këtë sezon.
Bavarezët kanë mbledhur 18 pikë dhe qëndrojnë katër pikë pas liderit të tabelës Borussia Monchengladbach.
RB Leipzig u fut në librat e rekordeve me një fitore të bujshme ndaj Mainz-it.
Skuadra e Bundesligës theu rekordin e klubit pasi deklasoi Mainzin me 8:0 në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë në Red Bull Arena.
Sulmuesi gjerman Timo Werner shkëlqeu me performancën e tij mbresëlënëse, duke shënuar hat-trick dhe me tre asistime për Leipzig.
Leipzig kërceu në vendin e tretë të tabelës së ligës me 18 pikë.
Borussia Monchengladbach mposhti Bayer Leverkusen 2:1 në një ndeshje si mysafire dhe arritën të ruajnë fillimin e tyre të shkëlqyer në Bundesligë.
Ata kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në ligë, ndërsa kryesojnë tabelën e Bundesligës me 22 pikë.
Borussia Dortmund triumfoi ndaj Wolfsburgut 3:0 në terren vendas, duke ndjekur Borussia Monchengladbach në renditjen me 19 pikë.
Tabela:
| Ekipi | N | F | B | H | Pikë |
| 1. | Borussia Monchengladbach | 10 | 7 | 1 | 2 | 22 |
| 2. | Borussia Dortmund | 10 | 5 | 4 | 1 | 19 |
| 3. | RB Leipzig | 10 | 5 | 3 | 2 | 18 |
| 4. | Bayern Munich | 10 | 5 | 3 | 2 | 18 |
| 5. | Freiburg | 10 | 5 | 3 | 2 | 18 |
| 6. | Schalke O4 | 10 | 5 | 3 | 2 | 18 |
| 7. | Eintracht Frankfurt | 10 | 5 | 2 | 3 | 17 |
| 8. | Wolfsburg
| 10 | 4 | 5 | 1 | 17 |
| 9. | Hoffenheim | 10 | 5 | 2 | 3 | 17 |
| 10. | Bayer Leverkusen | 10 | 4 | 3 | 3 | 15 |
| 11. | Hertha Berlin | 10 | 3 | 2 | 5 | 11 |
| 12. | Werder Bremen | 10 | 2 | 5 | 3 | 11 |
| 13. | Fortuna Dusseldorf | 10 | 3 | 1 | 6 | 10 |
| 14. | Union Berlin | 10 | 3 | 1 | 6 | 10 |
| 15. | Mainz | 10 | 3 | 0 | 7 | 9 |
| 16. | Augsburg | 10 | 1 | 4 | 5 | 7 |
| 17. | Koln | 10 | 2 | 1 | 7 | 7 |
| 18. | Paderborn | 10 | 1 | 1 | 8 | 4 |