Doga Kirmizioglu
30 Gusht 2019•Përditësim: 31 Gusht 2019
Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 13-të të sezonit që do të zhvillohet në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00, ku do të mbahen 44 xhiro në pistën 7.004 metra në qytetin Spa-Francorchamps të Belgjikës, që mban të njëjtin emër me pistën. Gara do të zhvillohet më 1 shtator, të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit, ka arritur të jetë fitues i vendit të parë në 10 nga 12 garat e para të këtij sezoni. Ndërsa piloti i suksesshëm i Mercedes-it, Lewis Hamilton, i cili në karrierën e tij është fitues i 5 kampionateve botërore, këtë sezon arriti vendin e parë 8 herë. Ndërsa kolegu i tij nga i njëjti ekip, Valtteri Bottas, dy herë arriti linjën e finishit i pari.
Ndërkohë që ka arritur të jetë dy herë fitues edhe piloti holandez Max Verstappen nga ekipi Red Bull-Honda.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Belgjikës në Formula 1 janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 250 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 188
3. Max Verstappen (Holandë): 181
4. Sebastian Vettel (Gjermani): 156
5. Charles Leclerc (Monaco): 132
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 438 pikë
2. Ferrari: 288
3. Red Bull: 244
4. McLaren: 82
5. Toro Rosso: 43