Fatih Erel
30 Gusht 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i është bashkuar klubit italian Inter Milan, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Alexis Sanchez zyrtarisht është futbollist i Interit", njoftuan nga klubi italian në faqen zyrtare të internetit.
Futbollisti i përfaqësueses së Kilit i bashkohet Interit në huazim nga Manchester Unitedi, kontratë e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit të vitit 2020.
30-vjeçari Sanchez shënoi pesë gola në 45 ndeshje për klubin anglez gjatë sezonit të kaluar.