Can Erözden
07 Qershor 2021•Përditësim: 08 Qershor 2021
Mbrojtësi i klubit Brighton, Ben White, iu bashkua skuadrës angleze për Kampionatin Evropian EURO 2020 që do të fillojë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ben White nga Brighton&Hove Albion është shtuar në skuadrën e Anglisë me 26 lojtarë për Kampionatin Evropian EURO 2020. Lojtari 23-vjeçar do të zëvendëson Trent Alexander-Arnold-in të Liverpool-it, i cili u largua nga turneu javën e kaluar për shkak të lëndimit", thuhet në deklaratën e kombëtares angleze të futbollit.
Në përgjigje, 23-vjeçari shkroi në Twitter: "Ndjehem më se krenar dhe i nderuar! Unë do t'i jap gjithçka Anglisë".
White bëri debutimin e tij për Anglinë në ndeshjen miqësore kundër Austrisë më 2 qershor dhe ka dy ndeshje për kombëtaren e tij. Sezonin e kaluar, ai pati 39 paraqitje për klubin Brighton.
Anglia do të përballet me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke në fazën e grupeve të EURO 2020.