Emre Aşıkçı
06 Dhjetor 2020•Përditësim: 07 Dhjetor 2020
Galatasaray mposhti skuadrën Atakas Hatayspor 3:0 në ndeshjen e Super Ligës Turke të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ylli senegalez i Galatasaray-it, Mbaye Diagne, shënoi golin e parë në minutën e 32-të në stadiumin Turk Telekom.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1:0.
Në minutën e 64-t, mbrojtësi i Hatayspor-it, Pablo Santos, shënoi një autogol, ndërsa "Luanët" dyfishuan epërsinë.
Ekipi mysafir mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80-të pasi mesfushori Gokhan Karadeniz u përjashtua nga fusha.
Mesfushori i ri i Galatasaray-it, Kerem Akturkoglu, u inkuadrua nga pankina për të shënuar golin e tretë të ekipit të tij në minutat shtesë, duke shënuar rezultatin përfundimtarë 3:0.
Pas kësaj fitoreje, Galatasaray mbeti në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Atakas Hatayspor zbriti në vendin e 14-të me 12 pikë.
Genclerbirligi shënon një fitore të rëndësishme
Skuadra nga Ankaraja mundi Aytemiz Alanyaspor-in 2:1, duke i dhënë fund serisë pa fitore prej gjashtë ndeshjeve në kampionat.
Golat e Berat Ayberk Ozdemir dhe Daniel Candeias çuan Genclerbirligi-n në fitore ndaj Alanyaspor-it, ndërsa golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi sulmuesi grek Anastasios Bakasetas.
Alanyaspor shënoi humbjen e parë të sezonit por ata vazhdojnë të jenë në krye të Super Ligës me 23 pikë pavarësisht humbjes nga klubi i Ankarasë.
Genclerbirligi u zhvendos në vendin e 19-të me tetë pikë.
- Yasin Oztekin i Sivasspor-it infketohhet me virusin
Anësori i klubit Demir Grup Sivasspor Yasin Oztekin doli pozitiv me koronavirusin e ri, njoftoi Oztekin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Oztekin, 33 vjeç, shënoi dy gola dhe katër asistime në 28 ndeshje për ekipin e tij.
- Rezultatet e javës së 11-të:
- E premte:
- Besiktas - Kasimpasa 3:0
- E shtunë:
Goztepe - Hes Kablo Kayserispor 1:1
Genclerbirligi - Aytemiz Alanyaspor 2:1
Yeni Malatyaspor - Medipol Basaksehir 1:1
Ittifak Holding Konyaspor - Buyuksehir Belediye Erzurumspor 2:0
Galatasaray - Atakas Hatayspor 3:0