Ekip
10 Dhjetor 2017•Përditësim: 11 Dhjetor 2017
DORTMUND (AA) - Ekipi i ligës së parë gjermane Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Peter Bosza pas një varg rezultatesh të këqija, ndërsa trajner të ri ka emëruar Peter Stoeger, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i Bundesligës shkarkoi trajnerin pas disfatës së të shtunës me rezultat prej 1:2 në fushën të vet përballë Werder, në xhiron e 15 të kampionatit gjerman. Nën drejtimin e trajnerit tashmë të shkarkuar Bosza në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat shënoi vetëm një fitore.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me Bosza, Borussia nënshkroi kontratë me trajnerin austriak Peter Stoeger, i cili para shtatë ditëve u shkarkua nga Këlni me të cilin 14 xhiro nuk arriti të shënojë asnjë fitore.
Nga klubi njoftuan se Stoeger dhe ndihmësi i tij Manfred Schmidt nënshkruan kontratë deri më 30 qershor të vitit 2018.
Borussia momentalisht është e shtata në tabelën e kampionatit gjerman me 22 pikë, ndërsa Këlni i fundit vetëm me tre pikë të fituara në 14 ndeshje.