Doga Kirmizioglu
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Aktet raciste në futbollin britanik, në krahasim me sezonin e kaluar kanë shënuar rritje për 16,7 për qind gjatë sezonit 2016-17, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një hulumtimi nga njëra prej organizatave më të rëndësishme për luftën kundër racizmit në futboll "Kick it out", në krahasim me sezonin e kaluar kanë shënuar rritje aktet që kanë lidhje me racizmin në futbollin britanik.
Në një deklaratë nga kjo organizatë thuhet se numri i rasteve të tilla gjatë sezonit 2015-16 ka qenë 402, por që niveli i rasteve të tilla me përmbajtje raciste në fushat e gjelbërta të Britanisë së Madhe është rritur në 469, me një rritje prej 16,7 për qindësh.
Gjysma e akteve në fjalë ka ndodhur në Ligën Premier, kurse gjysma tjetër në ligat më të ulëta dhe ato amatore.
Drejtori i organizatës, në një deklaratë për këtë çështje thotë se “Statistikat tregojnë se racizmi po shndërrohet në një plagë e cila hapet çdo ditë e më shumë. Duhet të merren masat shumë më të rrepta për parandalimin e kësaj gjendjeje”.