Doga Kirmizioglu
26 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Kreu i UEFA-s, Aleksander Çeferin, paralajmëroi klubet që janë në kundërshtim me rregullat e Financiare të "Fair Play" (FFP) në sezonin e transferimit, se do të jepen dënime shumë të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çeferin duke folur për shtypin francez, ka tërhequr vëmendjen në atë se kohët e fundit bëhen transferime me çmime të larta. Ai tha se "Presim që klubet të respektojnë rregullat. Synimi ynë është t'i ndihmojmë. Në lidhje me FFP gjithmonë iu japim rekomandime klubeve. Në rast se insistojnë të kundërshtojnë, do të japim dënime shumë të mëdha."
Kreu i UEFA-s gjithashtu duke komentuar rreth transferimit të Paris Saint-Germani (PSG) për futbollistin brazilian Neymar, tha se "Kam një paralajmërim, jo vetëm ndaj PSG-së, por ndaj të gjitha klubeve në Evropë. Sezoni i transferimeve ende nuk është mbyllur dhe jemi duke ndjekur me vëmendje të gjitha veprimet. Kemi punime serioze në këtë drejtim. Tani nuk mund të jap emër të ndonjë klubi, por jemi të përpiktë në këtë drejtim."
PSG kishte transferuar Neymar-in me një çmim rekord prej 222 milionë euro nga Barcelona. Ndërsa Barcelona e transferoi Ousmane Dembele nga ekipi gjerman Borussia Dortmund për 105 milionë euro.
UEFA para 4 katër viteve e kishte dënuar PSG-në me kufizime buxhetore për shkak të mos përputhjes me rregullat e FFP.