Emre Aşıkçı
06 Dhjetor 2020•Përditësim: 07 Dhjetor 2020
Kërcyesi suedez me shkop Armand Duplantis dhe kërcyesja venezuelase me trihapësh Yulimar Rojas u shpallën Atletët Botërorë të Vitit në kategorinë për meshkuj dhe femra, njoftoi Federata Botërore e Atletikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ishte një sezon me të vërtetë i ndryshëm, për mua dhe për të gjithë, por arrita të përmblidhem dhe të arrij disa rezultate mjaft të mira", tha Duplantis në worldathletics.org.
Duplantis theu rekordin botëror në kërcimin me shkop për meshkuj dy herë, duke kaluar 6,17 metra dhe 6,18 metra në shkurt.
21-vjeçari është atleti më i ri që është shpallur Atleti i Vitit.
Rojas, 25 vjeçe, kërceu 15,43 metra në takimin Botëror të Atletikës në Turin e Brendshëm në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, për të thyer rekordin e brendshëm botëror me shtatë centimetra.
"Ishtë një gëzim i papërshkruar dhe u mbusha me lumturi. Thjesht të jesh një nga finalistët është sikur të jesh fituese; të nomiohesh midis atletëve të tjerë të jashtëzakonshëm tani më është një arritje e mrekullueshme", tha Rojas në një deklaratë.