Mutlu Demirtaştan
07 Gusht 2020•Përditësim: 08 Gusht 2020
Emocionet në kampionatin botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e pestë që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e pestë e kalendarit të 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), do të zhvillohet në pistën e gjatë 5,8 km Silverstone në rajonin Northamptonshire të Britanisë.

Xhirot për renditjen me sfidën prej 52 xhirosh në Britani ku u zhvillua edhe gara e katërt, do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara të dielën me 9 gusht në orën 15:10.
Ndërkohë gara e gjashtë e sezonit do të zhvillohet më 16 gusht në Spanjë.
Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton, ka fituar 3 herë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas ka kryesuar një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Britanisë janë si më poshtë :
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 88 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlanda): 58
3. Max Verstappen (Holanda): 52
4. Lando Norris (Britania e Madhe): 36
5. Charles Leclerc (Monako): 33
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 146
2. Red Bull: 78
3. McLaren: 51
4. Ferrari: 43
5. Racing Point: 42