Hüseyin Burak Demirer
06 Gusht 2020•Përditësim: 07 Gusht 2020
Kampioni në klasifikimin e pilotëve dhe ekipeve të 6 viteve të fundit në Formula 1, Mercedes, zgjati edhe një vit kontratën e pilotit finlandez Valtteri Bottas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga ekipi, u theksua se Bottas i cili gjendet që nga viti 2017 në ekip do të vazhdojë të qëndroj deri në fund të sezonit 2021.
30-vjeçari Bottas, përveç asaj që ka fituar 8 herë vendin e parë dhe 12 "pole position", në karrierën e tij në 39 gara prej 48 garoi për Mercedes.