Berad Büyük
05 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Ylli danez i Tottenhamit, Christian Eriksen zbuloi se dëshiron të largohet nga klubi londinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ndiej se jam në një periudhë kur dëshiroj të provoj gjëra të reja në karrierën time", tha Eriksen në deklaratën për mediat e Danimarkës.
"Shpresoj që këtë verë të qartësohen disa gjëra. Planin e kam kështu. Por, në futboll asnjëherë nuk mund ta dini se kur ndodhin vendimet e këtilla. Çdo moment mund të ndodhë", tha Eriksen i cili në Tottenham u transferua në vitin 2013.
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy kërkon 130 milionë stërlina për futbollistin 27 vjeçar, kontrata e të cilit përfundon sezonin e ardhshëm.