Dejan Maksimoviç
05 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Klubi futbollistik anglez West Bromwich Albion ka zhvilluar një bisedë me Slaven Biliç, ish-trajnerin e West Ham United dhe kombëtares së Kroacisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat britanike, Biliç është përzgjedhja e parë për trajner të ri të WBA-së. Pretendohet se është biseduar rreth shumës së të ardhurave, por pritet që të dyja palët të bien dakord, sepse kroati ka mbresa nga drejtuesit e anëtarit të Championship.
Tani Billiç është në avantazh si trajner në WBA në krahasim me Chris Hughton, Chris Wilder dhe Brun Labbadi.
WBA është pa trajner që kur roli i trajnerit të përkohshëm James Shane përfundoi me disfatën në gjysmëfinale të "play-off"-it në Championship nga Aston Villa. Ai e trashëgoi Darren Moore në pankinën e WBA-së në mars, i cili u çuditërisht u pushua në momentin kur klubi ishte në vendin e katërt.
Biliç angazhimin e fundit si trajner e pati në Arabinë Saudite, ku kaloi vetëm pesë muaj në stolin e Al-Ittihad. Gjatë karrierës së tij ai udhëhoqi Hajdukun e Splitit, skuadrën e re të kombëtares dhe më pas edhe kombëtaren e Kroacisë si dhe ekipet Lokomotiv Moska, Beşiktaş dhe West Ham.