Mutlu Demirtaştan
07 Korrik 2023•Përditësim: 10 Korrik 2023
Britania do të presë garën e 11-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Britanisë do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën Silverstone të gjatë 5,9 kilometra në rajonin Northamptonshire të Britanisë. Ndërsa gara do të mbahet të dielën më 9 korrik në orën 16:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar shtatë gara, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 229 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 148
3. Fernando Alonso (Spanjë): 131
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 106
5. Carlos Sainz (Spanjë): 82
- Ekipet
1. Red Bull: 377
2. Mercedes: 178
3. Aston Martin: 175
4. Ferrari: 154
5. Alpine: 47