Fatih Erel
07 Korrik 2023•Përditësim: 12 Korrik 2023
Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane Granit Xhaka është lojtar i ri i klubit gjerman të Bundestligës Bayera Leverkusen, transmeton Anadolu.
Drejtuesit e Bayer Leverkusenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë pesëvjeçare me 30-vjeçarin Xhaka.
Mesfushori Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje me fanellën e klubit londinez Arsenal, duke shënuar nëntë gola dhe shtatë asistime.