Emre Doğan
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Pas ndeshjeve të para të grupit F të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit (EURO 2016), Hungaria ndodhet në krye të grupit me 3 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Hungaria mposhti Austrinë me rezultatin 2 - 0. Golat për këtë skuadër u shënuan nga Szalai dhe Stieber. Duke marrë 3 pikët e para kjo skuadër ndodhet në krye të grupit F.
Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Portugalisë dhe Islandës ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 1 - 1. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Nani dhe Birkir Bjarnason.