Bedrudin Brlyavac
03 Korrik 2018•Përditësim: 04 Korrik 2018
STOCKHOLM (AA) – Qytetarët e Suedisë sonte doleën në rrugët e Stokholmit për të kremtuar kalimin e kombëtares së tyre në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Atmosfera e madhe festive është regjistruar edhe në kryeqendrën e Stokholmit, ku ndeshja e tetës së finales mes Suedisë dhe Zvicrës u ndoq në shumë restorane, kafiteri dhe stadium.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe kalimit të kombëtares në rrethin tjetër në qytet ngjau kremtim i madh.
Suedezët festonin duke mbajtur flamujt e vendit të tyre dhe duke kënduar këngë kombëtare.
Kombëtarja e Suedisë u plasua në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Rusi pasi në ndeshjen e tetës së finales, të luajtur në Shën Petërsburg fituan Zvicrën me rezultat 1 me 0. Golin e fitores e shënoi Emil Forsberg në minutën e 66-të të ndeshjes.