Ekip
18 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
CYRIH (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka angazhuar Kjetil Siem, nëpunës në Federatën e Futbollit të Norvegjisë, që të jetë drejtor për strategji në kabinetin e presidentit Gianni Infantino, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo pozitë është e re për mbikëqyrjen e organeve futbollistike në Cyrih, bëhet e ditur të mërkurën nga FIFA.
Siem filloi të punojë në FIFA pak kohë para ardhjes së Sekretares së përgjithshme Fatma Samoura në qershor.
Senegalezja është ish-zyrtare e Kombeve të Bashkuara, ndërsa më herët nuk ka punuar në futboll.
Siem është një ish-gazetar 55 vjçar, i cili nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka punuar edhe si drejtor ekzekutiv i Premier ligës në Afrikën e Jugut.