Ekip
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
TOKIO (AA) – Komiteti Olimpik i Japonisë do të hetojë procesin e garimit për vendin nikoqir të cilin Tokio e fitoi për mbajtjen e Lojërave Olimpike në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informatë e konfirmoi kryetari i Komitetit Olimpik Tsunekazu Takeda, i cili edhe vet ka kryesuar procesin e garimit të Tokios. Në fjalimin para parlamentit japonez, Takeda theksoi se do të hetohen të gjithë që janë të përfshirë në procesin kontestues.
Ky hap i Japonisë vjen pasi gazeta britanike "The Guardian", duke mos dhënë burimet, bëri të ditur se Tokio ka dhënë “ryshfet” për të fituar organizimin e Olimpiadës, gjë të cilën nga kryeqendra japoneze ashpër e mohuan.
Pas kësaj, prokurorët francezë ngritën hetim për dy milionë dollarët, aq sa gjoja Tokia “ka paguar” për fituar vendin nikoqir.