Bakir Tiro
23 Maj 2019•Përditësim: 24 Maj 2019
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) hoqi dorë nga inciativa që në Kampionatin Botëror në Katar 2022 të marrin pjesë 48 kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"U detyruam të heqim dorë nga kjo ide, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme që vendi organizator i kompeticionit të përgatitet për një numër më të madh të pjesëmarrësve", thuhet në vendimin e FIFA-s.
Kështu në Botërorin në Katar do të marrin pjesë 32 kombëtare.
Megjithatë, Botërori në Katar do të jetë i ndryshëm nga të tanishmit sepse do të luhet në nëntor dhe dhjetor, pra nuk do të mbahet në terminin e zakonshëm qershor-korrik.