Abdulkadir Karakaya
14 Qershor 2021•Përditësim: 15 Qershor 2021
Brazili mposhti Venezuelën me rezultatin 3-0 në hapjen e Copa America, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nikoqiri i turneut dhe mbrojtësi i titullit Brazili shënoi fitore bindëse ndaj Venezuelës me golat e Marquinhos, Neymar dhe Gabriel Barbosa.
Në ndeshjen e dytë të Grupit "B", luajtën ekipet kombëtare të Kolumbisë dhe Ekuadorit. Kolumbianët fituan me rezultatin 1:0, falë golit të Edwin Cardon.
Copa America këtë vit po mbahet me vështirësi të shumta që kanë organizatorët për shkak të pandemisë së COVID-19.
Pasi mori vendin mikpritës nga Kolumbia dhe Argjentina, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) vendosi që nikoqir të jetë Brazili. Vendimi u mor më pak se dy javë para fillimit të turneut.
Në turne marrin pjesë 10 kombëtare, të cilat janë të ndara në dy grupe me nga 5 kombëtare. Vetëm kombëtarja më e dobët do të eliminohet në fazën e grupeve ndërsa katër të tjerët do të vazhdojnë të garojnë në çerekfinale.