Hüseyin Burak Demirer
29 shtator 2019•Përditësim: 30 shtator 2019
Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, fitoi garën e 16-të në kampionatin botëror në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara u zhvillua në pistën e qytetit Soçi e gjatë 5,8 kilometra në 53 xhiro.
Sebastian Vettel, piloti i Ferrarit, i cili garën e filloi nga rendi i tretë, në fillim arriti të ngjitet në vendin e parë. Pas realizimit të "Pit stop", automjeti i Vettel pësoi defekt në xhiron e 29-të, dhe u largua nga gara përderisa ishte në vendin e katërt.
Në fund të garës Hamilton përfundoi i pari, me të cilën këtë sezon arriti për herë të 9-të ndërsa në karrierën e tij për herë të 82-të të jetë i parë.
Pas Hamilton i dyti ishte Valtteri Bottas me 3,8 sekonda, dhe Charles Leclerc i treti me 5,2 sekonda.
Gara e 17-të e sezonit do të zhvillohet në Çmimin e Madh të Japonisë më 13 tetor.
Renditja e pilotëve në këtë garë dhe klasifikimi i pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Japonisë në Formula 1 janë si më poshtë.
- 10 të parët
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Valtteri Bottas (Mercedes)
3. Charles Leclerc (Ferrari)
4. Max Verstappen (Red Bull-Honda)
5. Alexander Albon (Red Bull-Honda)
6. Carlos Sainz (McLaren-Renault)
7. Sergio Perez (Racing Point-Mercedes)
8. Lando Norris (McLaren-Renault)
9. Kevin Magnussen (Haas-Ferrari)
10. Nico Hulkenberg (Renault)
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 322 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 249
3. Charles Leclerc (Monaco): 215
4. Max Verstappen (Holandë): 212
5. Sebastian Vettel (Gjermani): 194
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 571 pikë
2. Ferrari: 409
3. Red Bull: 311
4. McLaren: 101
5. Renault: 68