Muhammed Enes Çallı
04 Nëntor 2019•Përditësim: 06 Nëntor 2019
Gara për titullin në Spanjë u intensifikua pasi gjigantët e La Ligës, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla nuk arritën të shënojnë fitore gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).
Barcelona pësoi humbje të thellë 3:1 ndaj Levantes në një ndeshje si mysafire, pasi skuadra nga Valencia arriti të mposhtë Barçën në një kthesë mbresëlënëse, duke fituar ndeshjen e tyre të dytë me radhë.
Real Madrid humbi shansin për të zënë vendin e parë pas barazimit zhgënjyes 1:1 me Real Betis në Santiago Bernabeu.
Atletico Madrid barazoi me Sevilla 1:1 në një ndeshje shumë të pritur të javës në Ramon Sanchez Pizjuan.
Meqenëse "El Clasico" u shty për shkak të protestave të dhunshme katalanase në Barcelonë, Real Madrid dhe Barcelona kanë luajtur 11 ndeshje në La Liga deri më tani.
Barcelona, Real Madrid dhe Real Sociedad kanë secila 22 pikë në krye të renditjes, ndërsa Atletico Madrid dhe Sevilla radhiten pas tyre me 21 pikë.
Real Sociedad u hodh në vendin e tretë pasi mposhti Granadën 2:1 në një ndeshje jashtë duke regjistruar fitoren e tyre të tretë në katër ndeshjet e fundit të ligës.
Leganes, Espanyol dhe Celta Vigo aktualisht janë në zonën e rrezikut të rënies nga liga.
Celta Vigo shkarkoi menaxherin spanjoll Fran Escriba pas humbjes kundër Getafes në shtëpi me 1:0.
Klubi i La Ligës ka qenë në një situatë zhgënjyese për mbështetësit e tyre pas humbjes së katër ndeshjeve të fundit në kampionat.
Tabela:
| Ekipi | N | F | B | H | Pikë |
| 1 | Barcelona | 11 | 7 | 1 | 3 | 22 |
| 2 | Real Madrid | 11 | 6 | 4 | 1 | 22 |
| 3 | Real Sociedad | 12 | 7 | 1 | 4 | 22 |
| 4 | Atletico Madrid | 12 | 5 | 6 | 1 | 21 |
| 5 | Sevilla | 12 | 6 | 3 | 3 | 21 |
| 6 | Granada | 12 | 6 | 2 | 4 | 20 |
| 7 | Getafe | 12 | 5 | 4 | 3 | 19 |
| 8 | Villarreal | 12 | 5 | 3 | 4 | 18 |
| 9 | Osasuna | 12 | 4 | 6 | 2 | 18 |
| 10 | Athletic Bilbao | 12 | 4 | 5 | 3 | 17 |
| 11 | Levante | 12 | 5 | 2 | 5 | 17 |
| 12 | Real Valladolid | 12 | 4 | 5 | 3 | 17 |
| 13 | Valencia | 12 | 4 | 5 | 3 | 17 |
| 14 | Eibar | 12 | 4 | 3 | 5 | 15 |
| 15 | Real Betis | 12 | 3 | 4 | 5 | 13 |
| 16 | Alaves | 12 | 3 | 3 | 6 | 12 |
| 17 | Mallorca | 12 | 3 | 2 | 9 | 11 |
| 18 | Celta Vigo | 12 | 2 | 3 | 7 | 9 |
| 19 | Espanyol | 12 | 2 | 2 | 8 | 8 |
| 20 | Leganes | 12 | 1 | 2 | 9 | 5 |