Emre Aşıkçı
04 Nëntor 2019•Përditësim: 06 Nëntor 2019
Mesfushori portugez Andre Gomes do t'i nënshtrohet operacionit për shkak të lëndimit të nyjes së këmbës, kanë njoftuar nga klubi Everton, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në faqen zyrtare të klubit nga Premier liga angleze thuhet se 26-vjeçari Gomes pësoi një dëmtim të nyjes së këmbës gjatë ndeshjes kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e së dielës që përfundoi me një barazim 1-1.
"Pas teksteve mjekësore, u konfirmua se ai kishte pësuar një zhvendosje të frakturës në nyjen e këmbës së djathtë", thuhet në faqen zyrtare të Everton-it.
Bashkëlojtari i tij, përfaqësuesi i kombëtare turke Cenk Tosun, i cili barazoi rezultatit për Evertonin, pas ndeshjes komentoi lëndimin e Gomesit.
"Fiton, barazon, humb, por të gjitha këto nuk kanë rëndësi kur ndodh diçka e këtillë. Do të doja që të mos shënoja, do të doja të humbnim 0-5 dhe kjo të mos ndodhte. Vëlla, e di që do të kthehesh më i fortë dhe ne do të jemi aty për ty", shkoi Tosun në Instagram.
Nga klubi gjithashtu thonë se do të japin informata të reja në kohë të duhur.
Mesfushori 26-vjeçar iu bashkua Evertonit në qershor të këtij viti nga Barcelona.