Fatih Erel
02 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Klubi turk i futbollit Galatasaray do të huazojë mesfushorin e skuadrës angleze Southampton, Mario Lemina, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 26-vjeçar tashmë ka arritur në Stamboll, ku është pritur nga zyrtarë të klubit verdhekuq, ndërsa gjiganti turk njoftoi në një deklaratë se ai do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor para se të nënshkruajë marrëveshje të re.
Klubi anglez i Premier Ligës kishte transferuar Lemina-n për 17 milionë euro nga klubi italian i Serie A, Juventus në gusht të vitit 2017.
Ai u paraqit në 23 ndeshje dhe shënoi një gol në Premier Ligë sezonin e kaluar.