Mutlu Demirtaştan
02 Shtator 2019•Përditësim: 02 Shtator 2019
Tenisti numër një në renditjen botërore, Novak Djokovic, u eliminua në raundin e katërt të turneut të madh US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampioni i vitit të kaluar, serbi Djokovic në raundin e katërt u përball me zviceranin Stan Wawrinka, bartësin e 23-të në këtë turne.
Wawrinka, i cili ka ngritur trofeun e këtij kampionati në vitin 2016, fitoi dy setet e para me rezultatet 6-4 dhe 7-5, ndërsa avancoi në çerekfinale kur Djokovic u tërhoq nga ndeshja për shkak të një lëndimi të shpatullës teksa rezultati ishte 2-1 në favor të Wawrinka-s në setin e tretë.
Wawrinka në çerekfinale do të përballet me bartësin e pestë, rusin Daniil Medvedev, i cili në raundin e tretë mposhti gjermanin Dominik Koepfer me rezultatin 3-1 në sete, gjegjësisht 3-6, 6-3, 6-2 dhe 7-6.