Doga Kirmizioglu
09 Gusht 2019•Përditësim: 10 Gusht 2019
Gara e njëmbëdhjetë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet të dielën më 11 gusht në Austri, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën e 11-të të sezonit të MotoGP që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë do të zhvillohen nesër në orën 14.10 në pistën Red Bull prej 4,3 kilometra në qytetin Spielberg të Austrisë. Ndërsa gara do të zhvillohet me 28 xhiro të dielën në ora 14:00.
Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas garës së 11-të është si më poshtë:
1- Marc Marquez (Spanjë): 210 pikë
2- Andrea Dovizioso (Itali): 147
3- Danilo Petrucci (Itali): 129
4- Alex Rins (Spanjë): 114
5- Maverick Vinales (Spanjë): 91