Yunus Kaymaz
08 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
UEFA ka përcaktuar listën e kandidatëve për "Çmimin e Futbollistit të Vitit në Evropë" për sezonën 2018-2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga UEFA, pas votimit të bërë nga trajnerët e 32 klubeve që u kualifikuan në grupet në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe të gazetarëve të 55 shteteve anëtare në UEFA, për katër pozicione u zgjodhën nga 3 futbollistë.
Ceremonia e shpërndarjes së çmimit do të bëhet më 29 gusht.
Kandidatët janë si në vijim:
Portier: Alisson Becker (Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus), Virgil van Dijk (Liverpool)
Mesfushor: Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona), Christian Eriksen (Tottenham), Jordan Henderson (Liverpool)
Sulmues: Sadio Mane (Liverpool), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus)