Associated Press
17 Qershor 2021•Përditësim: 18 Qershor 2021
Ish portieri i Italisë, Gianluigi Buffon sot i është ribashkuar Parmës që ndodhet në kategorinë e dytë, pas më shumë se një çerek shekulli që kur filloi karrierën e tij legjendare në këtë ekip, transmeton Anadolu Agency (AA).
Parma postoi një video të Buffon-it në rrjetet sociale që tregonte fanellën e tij të vjetër të Parmës dhe një veshje të supermenit në një nga golat në stadiumin "Ennio Tardini".
"U ktheva", tha Buffon.
43-vjeçari Buffon u largua nga Juventusi ku qëndroi si rezervë e Wojciech Szczesny.
Parma nuk dha menjëherë detaje rreth kontratës.
Buffon fillimisht provoi lavdinë ndërkombëtare me Parmën duke ndihmuar ekipin të fitonte Kupën e UEFA-së në vitin 1999.
Ai ishte një nga lojtarët kryesorë në drejtimin e Italisë për titullin e Kupës së Botës në vitin 2006 dhe fitoi tituj të shumtë me Juventusin.