Selçuk Buğra Gökalp
28 Shkurt 2022•Përditësim: 28 Shkurt 2022
Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon 44-vjeçarë, nënshkroi vazhdim të kontratës me Parma-n, njoftoi klubi në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Portieri italian nënshkroi me verdheblutë deri në vitin 2024.
"Ai nuk ka mbaruar akoma!", postoi Parma në Twitter për kontratën e re.
“Gianluigi Buffon e filloi karrierën e tij të gjatë dhe të mrekullueshme të futbollit në ekipin e të rinjve të Parma-s në vitin 1991.
Pasi fitoi Kupën UEFA 1999 me Parma-n, ai u transferua te Juventusi, më pas te Paris Saint-Germain, duke fituar gjithsej 11 tituj në Serisë A dhe një titull në Ligue 1 në vitin 2019.
Buffon, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit, fitoi Kupën e Botës FIFA 2006 me Italinë.