Sport

Buffon: Messi është lojtar më i kompletuar se Ronaldo

“Ata janë dy lojtarë tërësisht të ndryshëm. Messi është më i plotë, pasi ai kthehet më thellë pas topit, ka më shumë cilësi teknike dhe ka vizion për lojën", tha Buffon

Dejan Maksimoviç  | 23.03.2018 - Përdıtësım : 23.03.2018
Buffon: Messi është lojtar më i kompletuar se Ronaldo

Manchester

MANCHESTER (AA) – Portieri italian Gianluigi Buffon deklaroi se për të Lionel Messi është lojtar më i kompletuar se Cristiano Ronaldo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në botën e futbollit sot mbizotëron dilema rreth asaj se kush është lojtar më i mirë Messi apo Ronaldo. Që të dy deri më tani kanë fituar nga pesë “Topa të Artë”, ndërsa opinioni futbollistik i klasifikon në mesin e futbollistëve më të mirë në histori.

Në prag të ndeshjes së sontme miqësore mes Italisë dhe Argjentinës në Manchester, portieri legjendar 40 vjeçarë tentoi të zgjidh këtë dilemë.

“Ata janë dy lojtarë tërësisht të ndryshëm. Messi është më i plotë, pasi ai kthehet më thellë pas topit, ka më shumë cilësi teknike dhe ka vizion për lojën, gjë që është më e rëndësishme sesa të qenurit vrasës në përfundim”, tha Buffon duke shtuar se:

“Ronaldo, ndoshta pse është pak më i moshuar, është bërë “vrarës” në hapësirën ndëshkuese. Krahasuar me atë që ka qenë më herët, Ronaldo tani më shumë e ruan energjinë, ashtu që më nuk del si anësor, por kur merr ndonjë top të mirë në gjashëmbëdhjetëshe, atëherë është gol”.

Në La Ligën spanjolle këtë sezon Messi është i pari në listën e golashënuesve, ndërsa Ronaldo i dyti me tre gola më pak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.