Sport

Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Paris 2024

329 ngjarje do të zhvillohen gjatë Lojërave Olimpike Verore 2024 që do të zgjasin 19 ditë, nga 26 korriku deri më 11 gusht

Emre Aşıkçı  | 26.07.2024 - Përdıtësım : 26.07.2024
Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Paris 2024

Paris

Lojërat Olimpike Paris 2024 u hapën zyrtarisht me një ceremoni të mbajtur përtej lumit Seine, raporton Anadolu.

"Prolog. Ne duhet ta kthejmë pishtarin olimpik në Paris", thuhet në faqen zyrtare të Paris 2024 në X, ku gjithashtu shprehen falënderime për Zinedine Zidane.

329 ngjarje do të zhvillohen gjatë Lojërave Olimpike Verore 2024 që do të zgjasin 19 ditë, nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Në Lojërat Olimpike Paris 2024 marrin pjesë mbi 10.500 atletë që garojnë në 32 sporte, duke synuar të fitojnë 329 medalje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın