Can Erözden
26 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Ylli anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane të mërkurën tha se do të qëndrojë te Spurs, duke u dhënë fund thashethemeve rreth transferimit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam pasur në javët e fundit. Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100 për qind i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur suksese", tha Kane në Twitter.
Sulmuesi 28-vjeçar nuk ishte në skuadrën e Tottenhamit në hapjen e Premier Ligës angleze kundër Manchester City-t më 15 gusht.
Në ndeshjen e dytë kundër Wolverhampton Wanderers më 22 gusht, Kane hyri në pjesën e dytë për të luajtur për Spurs për 18 minuta.
Kane u promovua në ekipin e të rriturve të Spurs në vitin 2011. Ai më vonë pati disa huazime në Leyton Orient, Millwall, Norwich City dhe Leicester City për të fituar përvojë.
Kane ka qenë një lojtar i rregullt i Tottenhamit që nga viti 2013.
Kapiteni i Anglisë ka shënuar 221 gola në 337 paraqitje për Tottenhamin.