Fatih Erel
15 Mars 2019•Përditësim: 16 Mars 2019
Ceremonia e hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet u mbajt sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy ekipe nga Anglia, Tottenham Hotspur dhe Manchester City do të përballen në çerekfinale.
Pasi eliminoi Real Madridin në raundin paraprak, Ajax do të përballet me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon.
Messi dhe Barcelona do të kenë përballë Manchester Unitedin, i cili u kualifikua pas përmbysjes së rezultatit kundër Paris Saint Germain.
Ekipi tjetër nga Anglia, Liverpool, do të përballet me Porton, që eliminoi ekipin e Romës në raundin paraprak.
Shorti për çerekfinalet është si vijon:
Ajax (Holandë) - Juventus (Itali)
Liverpool (Angli) - Porto (Portugali)
Tottenham Hotspur (Angli) - Manchester City (Angli)
Barcelona (Spanjë) - Manchester United (Angli)
Shorti për gjysmëfinalet është si vijon:
Tottenham Hotspur - Manchester City / Ajax - Juventus
Barcelona - Manchester United / Liverpool - Porto
Janë caktuar edhe datat e ndeshjeve:
9/10 prill: çerekfinalet, ndeshja e parë
16/17 prill: çerekfinalet, ndeshja e dytë
30 prill/1 maj: gjysmëfinalet, ndeshja e parë
7/8 maj: gjysmëfinalet, ndeshja e dytë
1 qershor: finalja në stadiumin Estadio Metropolitano në Madrid, Spanjë
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 20:00, sipas kohës në Evropën Qendrore.