Bakir Tiro
07 Janar 2019•Përditësim: 08 Janar 2019
BRUKSEL (AA) – Holandezi Fred Rutten (56) është trajneri i ri i Anderlecht-it nga Brukseli, raporton Anadolu Agency (AA).
“Arritëm marrëveshje me Rutten, që këtë dhe sezonin e ardhshëm të bëjmë sukses të madh”, shkruan në një njoftim klubi belg.
Rutten do të zëvendësojë trajnerin belg Hein Vanhaezebroucka, i cili u shkarkua në dhjetor për shkak të rezultateve të dobëta, pasi Anderlecht ranga UEFA Europa League, ndërsa në kampionatin belg është në vendin e pestë.