Bakir Tiro
17 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Holandezi Fred Rutten nuk është më trajner i klubit të futbollit Anderlecht të Brukselit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me krerët e klubit arritën marrëveshje të dakorduar për shkëputjen e kontratës, njofton Anderlecht.
Në njoftim thuhet se janë pajtuar se "është koha e duhur për ndërprerjen e kontratës pasi që Anderlecht humbi që tre ndeshjet e play-off-it në kampionatit belg dhe se Ruten nuk dëshiron më të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm".
Anderlecht është në pozitën e pestë të "play-off"-it dhe ekziston mundësia që të mos arrijë të kualifikohet në Ligën e Evropës të UEFA-së.
Rutten në Anderlecht erdhi në kulmin e krizës së rezultateve në janar të këtij viti dhe udhëhoqi ekipin në vetëm 13 ndeshje.