Sport

Ibrahimovic largohet nga Manchester United

Ibrahimoviç i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke tundur rrjetën 28 herë, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi

Doga Kirmizioglu  | 23.03.2018 - Përdıtësım : 24.03.2018
Ibrahimovic largohet nga Manchester United

Ankara

ANKARA (AA) - Futbollisti suedez, Zllatan Ibrahimoviç pasi ndërpreu kontratën me Manchester United, shprehu falënderimet për mbështetësit e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 36 vjeçar në Twiter dhe Instagram shprehu lamtumirën admiruesve të tij duke theksuar se "Edhe gjërat e bukura e kanë një fund dhe pas dy sezoneve të shkëlqyera ka ardhur koha për tu larguar nga Manchester United. Shpreh falenderimet e mia për klubin, tizofët, ekipin, trajnerin dhe punonjësit e klubit të cilët kanë ndarë këtë pjesë në karrierën time".

Ibrahimoviç i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke tundur rrjetën 28 herë, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi.

Ai pritet që të vazhdojë karierën e tij në skuadrën Los Angeles Galaxy në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.